Nuk shuhet miti i Steve Jobs, që sot do të mbushte 61 vjeç.

Kanë dalë në ankand disa objekte personale të tij, si sandalet, një bluzë Next, një orë, një stilolaps Apple, kartëvizita dhe një faturë e firmosuar prej tij.

Objektet kanë dalë në shitje nga “Heritage Auctions” dhe vijnë nga koleksioni personal i Mark Sheff, një i njohur i novatorit në vitet ’80.

Ka qenë pikërisht Jobs, që ia ka dhënë këto objekte, sepse sipas Sheff  “Ai ruante shumë pak gjëra. “.

Steve Jobs, lindi në 24 Shkurt të vitit 1955 dhe u shua në 5 Tetor të vitin 2011, pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas.

Nën drejtimin e rij Apple u shndërrua në një nga ndërmarrjet më të sukseshme në industrinë e elektronikës dhe të inovacionit, duke hehdur në treg prodhime si iPhone dhe iTunes, aq sa vetë Jobs është përkufizuar si Leonardo da Vinci i shekullit të 20-të./tvklan.al