Një vepër arti e jashtëzakonshme e piktorit të famshëm Italian Sandro Botticelli do të dalë në ankand nga Sothesby në 27 Janar në New York, duke nisur nga 40 mln $.

Por kjo pikturë, përtej autorësisë, ka edhe një tjetër veçanti. Titullohet Krishti i Dhimbjeve dhe nën imazhin e Jezusit gjenden simbolet e Pasionit, Shën Mëria me fëmijën. Kjo vepër që prej shekullit të 19 është në duar të privatëve, duke u dhënë hua vetëm një herë për ekspozitën dedikuar piktorit në Frankfurt në 2009-2010.

Sipas ekspertëve dhe kritikëve të artit që e kanë ekzaminuar, nën shtresën e bojës ku është pikturuar Krishti, vetëm nëpërmjet rrezeve infrared është mundur të dallohet edhe imazhi i Shën Mërisë, që mban në duar të birin dhe e shtrëngon në faqe.

Piktura sipas tyre është realizuar në vitin 1500 në Firenze. Sandro Botticelli ishte një piktor që kategorizohet në Rrymën e Rilindjes, dhe është një ndër më të rëndësishmit e artit botëror, ku të njohura veçanërisht janë veprat Lindja e Venusit dhe Pranvera.

Klan News