Televizioni Klan sjellë pamje nga shtëpia e David Qosjes në Torovicë, i cili pasi vrau punonjësin e policisë shkëmbeu zjarr me forcat lëvizshme operacionale për disa orë me radhë.

Pas përfundimit të ekspertizës nga Policia Shkencore, kamera e Televizionit Klan ka hyrë në shtëpinë e dëmtuar të autorit.

shtepia-vrasesit1

Çatia me tjegulla të rëna në dysheme, xhama të thyera, shtretër të djegur, orendi të dëmtuara dhe vrima të shumta në murë të shkaktuara nga plumba, si dhe tulla të thyera në pjesën e shkallëve, është ajo se çfarë ka mbetur nga ngjarja.

Në një frigorifer – kuti gjenden mbetje nga ushqimi i fundit që ka ngrënë autori David Qosja, copat e mishit të zjera, qese salçiçesh, një kavanoz me majonez, një me gjalp dhe një pjatë me një pirun.

frigoriferi-vrasesit

David Qosja aktualisht ndodhet i arrestuar dhe prej më shumë një viti jetonte i vetëm në shtëpinë private në pronësi të prindërve të tij.

Tv Klan