Nëpritje te vendimit të Keshillit Europian për fatin e negociatave me Shqipërinë, komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn shprehet optimist për gjetjen e një zgjidhje në interes të qytetarëve shqiptar.

Johannes Hahn, komisioner per zgjerimin: Do të gjejmë një mënyrë për të avancuar në interesin e popullit shqiptar.

Para takimit në Bruksel, disa nga ministrat e Jashtëm, folën për përmbushje të tërësisë së kushteve, ndërsa një pjesë shprehen mbështetjen për hapjen e negociatave në bazë të rekomandimit të komisionit.

Harlem Desir, ministër i Jashtëm francez: Ajo që mbetet të bëhet tani është zbatimi i reformës dhe veçanërisht ligji i Vetingut. Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian do të jetë i gatshëm të marrë vendim kur kjo reformë të zbatohet dhe kur të vazhdojnë të regjistrohen progres në 5 prioritete kyçe. tani topi është në fushën e Shqipërisë për zbatimin e reformave.

Miroslav Kajçak, ministër i Jashtëm sllovak: Në rastin e Shqipërisë, ne kemi këto 5 prioritete që ne do t’i ndjekim me vëmendje të veçantë. Do të kemi një periudhë prej 18 muajsh deri sa Komisioni Europian të publikojë progres-raportin mbi Shqipërinë.

Didier Reynders, ministri i Jashtëm belg: Vendi duhet të përmbushë tërësinë e kushteve që janë mbi tryezë para se te hapen negociatat e anëtarësimit. Më pas ne do të ekzaminojmë mbi bazën e raporteve të Komisionin Europian se cilat janë mundësitë për të avancuar me Shqipërinë.

Michael Rott , ministër gjerman për çështjet evropiane: Është e rëndësishme që Serbia dhe Shqipëria të kuptojnë, se kanë mbështetjen tonë për avancimin e mëtejshëm në integrimin europian dhe janë bërë reforma të rëndësishme nga këto vende.

Ioanis Kasoulidis, ministër i jashtëm i Qipros: Ne e mbështesim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ne shpresojmë që procesi të progresojë sipas vendimeve të Bashkimit Evropian”

Pika e zgjerimit ka qenë e para që është diskutuar në tryezën e ministrave të jashtëm. Për Shqipërinë nuk pritet që të ketë ndryshime krahasuar me draftin e aprovuar nga ambasadorët e përfaqësive të përhershme të BE-së./ TV KLAN