Modelja amerikane Ashley Graham është e lumtur me martesën e saj prej shtatë vitesh me Justin Ervin. Përveçse vetë nuk ngurron t’i besojë bashkëshortit ‘asetet’ edhe para fotografit, ajo u bën thirrje edhe femrave të tjera që të gjejnë dike që t’i mbështesë në çdo mënyrë.

Së fundmi, modelja e njohur për format e bëshme, ka shpërndarë për 6 milionë ndjekësit e saj në Instagram kopertinën e një reviste nga e kaluara, me mbishkrimin

“gjeni dikë që t’ju mbështesë në çdo mënyrë”.

Në foto, 30-vjeçarja shfaqet teksa mbulon gjoksin me duart e bashkëshortit.

Ashley dhe Justin u njohën në vitin 2009 dhe u kurorëzuan në martesë në vitin 2010.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”402″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

/tvklan.al