Kompanitë industriale që veprojnë në zonën e ish – Metalurgjikut në Elbasan nuk përdorin filtrat pluhur thithës. Për këtë arsye Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka kërkuar shpalljen e Gjendjes së Emergjencës Mjedisore në zonën përreth.

Denoncimet e bëra nga banorët dhe niveli i lartë i ndotjes ka bërë që Bradasheshi të kthehet një zonë të pabanuar.

Këshilltarët e PD, kanë treguar mbi denoncimet që bëjnë çdo ditë qytetarët që jetojnë aty pranë dhe kërkuan një zgjidhje për situatën, sa nuk është ende shumë vonë.

Ndërkohë që Bashkia, pas një monitorimi në terren ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit shpalljen e kësaj zone si zonë emergjence civile për ndotjen e mjedisit.

KLAN PLUS