xhihadiste

Në Europë ndodhen rreth 60 xhihadistë, 20 prej të cilëve morën pjesë në masakrën e 13 Nëntorit në Paris.

Një burim i Anti – terrorit në Europë i tha CNN -it se, në shenjestër të grupit të drejtuar nga kreu i operacioneve të Jashtme të ISIS – it, Mohamed Al Adnani, ishin Parisi, Londra, Berlini dhe një zonë e mbipopulluar në Belgjikë.

Sipas këtij burimi, nuk kishte asnjë të dhënë për sulme simultane në këto qytete.

Agjencitë perëndimore të shërbimeve sekrete janë të shqetësuara se militantët e Shtetit Islamik kanë planifikuar sulme më të tmerrshme, në muajt e ardhshëm.

Sipas burimit të cituar nga CNN, Abu Mohamed Al Adnani, që shihej edhe si udhëheqësi i ardhshëm i Shtetit Islamik, u plagos rëndë muajin e kaluar në Irak.

Për herë të parë, ISIS i ka vënë në shenjestër mitingjet e partisë së ekstremit të djathtë “Fronti Nacional” i Marine Le Pen.

Në revistën “Dar Al Islam” të propogandës së grupit terrorist, në gjuhën franceze, është publikuar fotoja e një mitingu të Frontit Nacional, poshtë të cilës shkruhet: “Shenjestrat e Parë”.

Tv Klan