Këtu fshihej gjenerali Ratko Mlladiç, në shtëpinë e nipit të tij.

Në fshatin Llazarevo, 80 kilometra nga kryeqyteti, ai është ende hero. Jozyrtarisht fshatin e kanë quajtur Mlladicevo. Drejtësia ndërkombëtare këtu nuk ka reputacion të mirë.

“Ky gjyq është vetëm kundër serbëve pasi vetëm ne na dënojnë.”

Videot e ekzekutimeve me duar të lidhura me tela pas futjes së forcave serbe në enklavën myslimane u bën nga vet autorët.

Ratko Mlladiç ngarkohet për vrasjen e 8 mijë myslimanëve. Në këtë video flet për hakmarrje ndaj turqve duke menduar për boshnjakët.

Lirim nga akuzat kërkon avokati i tij. Në Bosnje ka ndodhur krime, por Mlladiç është i pafajshëm.

Branko Lukic, Avokat i Ratko Mlladiç: Gjyqtarët janë ende në ndikimin e propagandës perëndimore. Mlladiç ka bërë gjithçka që ta parandaloj të keqen dhe nuk ka asnjë lidhje me krimet.

Ratko Mlladiç është ushtaraku i nivelit më të lartë që do të dalë dhe do të marrë vendimin nga Gjykata e Hagës, e cila më pas do të mbyllet. Para tij Radovan Karaxhixh dhe të tjerët nga Republika Serbe e Bosnjës janë dënuar në Hagë.

/Tv Klan – Idro Seferi, Llazarevo