Aplikimi për të fituar të drejtën e studimit në një prej universiteteve publike apo private pritet të fillojë në fund të këtij muaji.

Pas hapjes së portalit “matura shtetërore on line” nga ana e agjencisë kombëtare të provimeve, maturantët do të mund të plotësojnë on line formularin me 10 programe studimi që preferojnë.

Ndryshe nga një vit më parë, renditja e degëve nuk ka rëndësi dhe po ashtu në listë duhet të përfshihen edhe universitetet private  nëse maturanti dëshiron të jetë pjesë e tyre.

Aplikimi do të bëhet në bazë të grafikut të datave që do të përcaktohen për çdo Drejtori Arsimore.

Pas aplikimit në mënyrë automatike, sistemi skualifikon maturantët që nuk kanë mesataren 6 apo një mesatare të dytë për degë specifike të miratuara nga vetë universitetet.

Më pas Agjencia Kombëtare e Provimeve u përcjell universiteteve numrin dhe gjithë të dhënat e aplikuesve për secilën degë. Në bazë të kuotave të miratuara prej tyre universitetet shpallin fituesit.

Ashtu si edhe një vit më parë, plotësimi i formularit të aplikimit ka një tarifë prej 2 mijë lekësh.

Tv Klan