Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë temperaturat minimale do të ulen deri nën zero gradë celsius, kurse ato maksimalet ndërmjet 12 – 14 gradë celsius.

“Fushat me presion të lartë vazhdojnë të jenë prezent mbi vendin tonë, duke e karakterizuar një mot të vranët dhe me intervale me diell . Temperaturat minimale do të ulen deri në zero gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius”,

shkruan

Klan Kosova.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”

, thuhet në një njoftim për media të IHMK-së.