Kryetari i Partisë Demokratrike Lulzim Basha thotë se kërkesa e dy partive që qeverisin për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje nuk ka lidhje me opozitën. Sipas tij Rama dhe Meta me këtë lëvizje kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre.

Edhe me anë të një letre koalicioni opozitar i kërkoi KQZ s-ë të mos bëhet mashë elektorale dhe të mos e pranojë kërkesën e maxhorancës, pasi shtyrja e afateve është e lidhur me datën e zgjedhjeve dhe se kjo kompetencë i takon Kuvendit. Sipas opozitës mos respektimi i afateve të përcaktuara në kodin zgjedhor, çon në humbjen e mundësisë së ushtrimit të së drejtës për tu regjistruar.

Tv Klan

 

Ora 18:30  Lulzim Basha live nga çadra e protestës

“Do them dy fjalë për aktualitetin se i ndoqa edhe pse ika për 6 orë. Po çfarë është republika e vjetër? Është një teatër me kukulla dhe me maska, është një teatër fasadë. Republika e vjetër është komplot ekonomik për të vjedhur dhe për t’i futur duart shqiptarëve. Kemi ditë që po debatojmë për rritjen e energjisë elektrike, ne themi është rritur, ai thotë është ulur. 75% e shqiptarëve e paguajnë energjinë më shtrenjtë, edhe pas ai nuk e pranon. Çmimi i energjisë është rritur me 25 % më shumë, dhe këto janë shifrat zyrtare.

Kodi Zgjedhor thotë që sot në mesnatë duhet të regjistrohen koalicionet. Me shtetin e bërë njish  me partinë, siç po ndodh sot në Kavajë ikën një kriminel i dënuar dhe kandidon mëkëmbësin e kriminelit. Në Kavajë po bëhet presion absolut ndaj mësuesve dhe punonjësve, pasi krimineli duhet të fitojmë më çdo kusht.

Është rruga e duhur dhe rruga e ndershme dhe ne nga ky shesh e ofrojmë me ndershmëri.

Duke ju drejtuar kryeministrit Rama, Basha tha se nuk do tërhiqet nga projekti,

 “Republika e re, po vjen është pashmangshme, është një realitet që e do çdo shqiptar”./

tvklan.al