Një 21 – vjeçar në kërkim ndërkombëtar për akuzat e vrasjes dhe vjedhjes, ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Ai është Dorjan Gjoka, banues në Shënavlash të qytetit bregdetar. Ndalimi i Gjokës u bë pasi më 17 Mars të këtij viti, Gjykata e Astit në Itali, ka lëshuar urdhër arrest ndaj tij për veprat penale”Vrasje” dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Gjoka, në Janar të 2015, në Pocapagalia ka kryer tre vjedhje banesash dhe më datë 21 Qershor 2015, ka kryer një  grabitje në Pollenzo Itali, me pasojë vdekjen e shtetases italiane M. P.

I riu rrezikon deri në 20 vjet burgim për veprat në fjalë. Ai ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana dhe tashmë do të ekstradohet drejt Italisë./tvklan.al