Një ditë pasi 3 katet shtesë të një pallati u shembën tek Shkëmbi i Kavajës, një procedim penal ka nisur për pronarin e kësaj ndërtese, si dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas policisë, 49 – vjeçari E.Sh, banues në Durrës me këto ndërtime ka vënë në rrezik jetën e banorëve.

Mësohet se tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike, me punime të papërfunduara pasi nuk dispononte leje ndërtimi.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 13:15, të së premtes. Fatmirësisht nga shembja nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Mbi 49 – vjeçarin rëndojnë akuzat për shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelja të rregullave të mbrojtjes në punë./tvklan.al