Mr. Bean, Superman, The Joker, Ironman, Spongebob Squarepants dhe shumë ikona dhe të superheronjve në kulturën pop në botë, po përdoren nga propaganda kineze për të nxitur ruajtjen e sekreteve shtetërore.

kins

Në 15 Prill, që është shpallur për herë të parë si, Dita Kombëtare e Edukimit për Sigurinë, qeveria kineze ka publikuar disa video në të cilat, reklamon rëndësinë e të ruajturit të sekreteve shtetërore.

Pikërisht për këtë rast, Ministria e Sigurisë Shtetërore, ka prodhur një seri videosh me kartonë të animuar, kur ndërthuren superheronjtë e kulturës pop, të cilët vihen në lojë.

kine e

Në një prej episodeve në të cilin shpjegohet Ligji për Sigurinë Kombëtare, narratori i inkurajon qytetarët që të identifikojnë spiunët e huaj, që jetojnë mes tyre.

“Forcat speciale si FBI apo CIA, ju mund t’i imagjinoni si Superman, Batman, Iron Man, Spiderman, apo Captain America, por ata janë vetëm një pjesë vogël e spiunazhit. Ata që ruajnë sekretet e shtetit nuk janë njerëz me fuqi magjike dhe me muskuj, shumë prej tyre janë mes nesh”, vijon narratori, kështu që nëse shikoni diçka të dyshimtë, raportoni tek autoritetet.

joker

Duke e ilustruar veprimin në fjalë me një karikaturë të Joker, i cili ka përfunduar në burg nga një bebe./tvklan.al