Rich Piana, bodybuilderi me famë botërore po lufton me vdekjen. Disa ditë më parë ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij. Mjekët thanë se kjo gjendje është shkaktuar pas marrjes overdozë anabolizantësh. Piana gjendet në koma farmakologjike për shkak të medikamenteve që merrte për të rritur masën e tij muskulare.

 1.85 i gjatë, 140 kg muskuj tashmë mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Kulturistët, siç quhen ndryshe ata që merren me bodybuilding, po mbajnë frymën për të mësuar të ardhmen e një prej personazheve më të famshëm të atyre që bëjnë palestër.

Me dëshirën për ti ngjarë personazhit të filmave Hulk, ai nisi palestrën kur ishte 11 vjeç. Tashmë 46 vjeç, Rich Piana ka një të kaluar të gjatë me steroidet. Ai ka pranuar vetë se ka 30 vjet që i përdor edhe pse i di mirë efektet negative që ato kanë.

Në disa raste, duke treguar për jetën e tij ai ka këshilluar të rinjtë që frekuentojnë palestrat të mos përdorin steroide por ti përmbahen një diete të mirë ushqimore. TV KLAN