Edhe në këtë bashkëpunim regjisori Milto Kutali dhe aktori Arben Derhemi janë angazhuar të përcjellin te publiku një vepër që si lajtmotiv ka reflektimin mbi diktaturën. Pas monodramës “Rrno për me tregue”, “Në lindje të Berlinit” e shkruar nga Hannah  Moscovitch, është rrëfimi i Rudit mbi një të kaluar të frikshme që kurrë nuk ishte e tij.

Pasi zbulon se i ati, ishte një ish mjek i kampit famëkeq të Aushvicit, ai i del kundër familjes, të arratisur në Paraguai, dhe kthehet në Gjermani. Aty ai dashurohet me vajzën e një të mbijetuari të Holokaustit. Faji dhe mëkatet e të atit janë mendimet me të cilat Rudit i duhet të jetojë për disa vite.

Vepra e cila analizon marrëdhënien mes fëmijëve të viktimave dhe atyre të shkaktarëve të Holokaustit, do të luhet në sallën e re “Gete” të Teatrit Kombëtar “Kujtim Spahivogli”.

 “Në lindje të Berlini” do të ketë edhe një pjesëmarrje të veçantë. Roli i babit do të rikthejë në skenën e teatrit aktorin e njohur Ahmet Pasha.

Tv Klan