Ky film tregon se si liqeni i Prespës u shpëtua nga shkatërrimi, falë punës së një biologeje maqedonase, e cila zbuloi pasojat e pesticideve që përdoreshin në plantacionet e mollëve në dëmtimin e jetës nënujore.

“Liqeni i mollëve” fitoi çmimin e parë në gjininë e filmit me metrazh të shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor që u organizua në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Çmimin për filmin me metrazh të gjatë e fitoi filmi “deti i jetës”, një film kushtuar pasojave të ndotjes në jetën nënujore. Ndërsa për filmin shqiptar, çmimi iu dha filmit kushtuar lagunës së patokut.

Festivali i filmit mjedisor u organizua në disa qytete të vendit, duke patur si qëllim jo vetëm garën mes kineastëve të kësaj fushe por edhe sensibilizimin e shoqërisë.

Pesë ditët e festivalit, veç shfaqjes së filmave në mjedise publike, u shoqëruan edhe me seancë debatesh lidhur me problematikën mjedisore në vend dhe rolin që duhet të luajnë mediat vizive dhe kienastët për denoncimin e pasojave të shkatërrimit të mjedisit, apo promovimit të epseriencave pozitive në sjelljen ndaj mjedisit.

Klan Plus