Një tragjedi e rrëfyer në fare pak minuta. Emiliano Mekolli, vetëm 16 vjeç, që jeton në Itali në mënyrë klandestine, tregon për Klan Plus, në një intervistë në Facebook, ferrin në familjen e tij. Përpjekjet që kishte bërë për ta mbajtur familjen e bashkuar, dhe fundin e dhimbshëm. E quan të atin një kriminel, që as do ta shikojë kurrë. Por s’ka ç’të bëjë më shumë. “Telefonata e fundit me babain ishte pak minuta para krimit. Në sfond dëgjoja thirrjet e nënës.. Emiliano, Emiliano….”.

Në fund një lutje. I kërkon falje nënës që nuk i erdhi dot në varrim.

E intervistuam për ta bërë rrëfimin e këtij djali një flamur apeli për të gjithë, për të denoncuar e parandaluar krimin në familje, nga baballarë të dhunshëm, të sëmurë apo të alkoolizuar.

Në orën 20.00, në lajmet e KLAN PLUS, ndiqeni rrëfimin e Emilianos. Duhet të reflektojmë të gjithë./KLAN PLUS