Shfuqizimi dhe zëvendësimi i reformës së kujdesit shëndetësor ka krijuar një betejë të vërtetë mesazhesh në senatin amerikan aq sa Washington Post shkruan se balanca e pushtetit aty mund të jetë në rrezik.

Demokratët besojnë se ata tashmë e kanë humbur luftën me opinionin publik mbi ligjin. Republikanët po tentojnë të fitojnë të gjithë hapësirën, duke i vendosur sa më në minorancë demokratët.

Presidenti ende në detyrë Barack Obama nxiti demokratët që të luftojnë deri në fund për reformën shëndetësore.

Nga ana e tyre, republikanet votuan një rezolutë buxheti e cila parashikon reduktimin e deficitin me jo më pak se 1 miliardë dollarë për dekadën e ardhshme, hap që përkthehet, nuk ka fonde për Obama Care.

Republikanët do të marrin së shpejti kontrollin e të dy dhomave të Kongresit dhe demokratët kanë më pak se tre jave kohë për të mbrojtur ligjin historik të kujdesit shëndetësor.

Një tjetër zhvillim interesant nga Senati ishte një përkrahje jo e vogël që mori Rex Tillerson, i zgjedhuri i Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit

Disa prej ligjvënësve amerikanë, prej të dy partive kanë shprehur me herët shqetësim rreth lidhjeve të Tillersonit me Moskën, dhe veçanërisht Presidentin Rus Vladimir Putin./ TV KLAN