hajdute

Floran Deda 41 – vjeç dhe Kleodian Tetaj 27 – vjeç janë dy shqiptarët e arrestuar nga karabinierët e Verbanias në Itali, nën akuzën e  grabitjes së vilave. Ata kishin hyrë klandestinë në Itali dhe nuk kishin adresë fikse.

29 vjedhje banesash si edhe grabitje të shumta automjetesh, të kryera në muajt qershor – korrik të vitit të shkuar në periferitë e Verbanias, Novaras e Varezes, mbajnë firmën e bandës së shqiptarëve.

Hetimet për ta , nisën në qershor të 2015, pas denoncimeve për vjedhje në disa shtëpi në rivierën e Lago Maxhores, si rrjedhojë e identifikimit të tyre nga telekamerat e zonës.

Sipas mediave italiane intensifikimi i hetimit, çoi në zbulimin e një zone në Sesto San Giovanni, ku shqiptarët parkonin makinat e vjedhura. Vëzhgimi i karabinierëve italianë mundësoi identifikimin e dy shqiptarëve, individë të njohur për drejtësinë e vendit fqinj.

Veçanërisht Florian Deda ishte i njohur policinë italiane, pasi ishte arrestuar në më 8 prill të 2006-ës pas një ndjekje të gjatë, nën akuzën e grabitjes së një banese. Ndërsa Kleodian Tetaj ishte i dënuar me 2 vjet e 5 muaj nënë për vjedhje.

Tv Klan