Policia gjermane arrestoi një trafikant shqiptar droge. Ai u kap gjatë një operacioni në një qytezë në afërsi të Hanoverit, ku u sekuestruan 180 kilogramë marijuanë me vlerë tregu 400 mijë euro.

Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorë të tij, një serb dhe një malazez. Droga u gjet e fshehur në serbatorin e një kamioni, që drejtohej nga malazezi dhe që shoqërohej me furgon nga serbi.

Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura. Shqiptari u arrestua më pas gjatë kontrollit në banesën që ata përdornin, ku gjithashtu u sekuestruan 23 mijë euro kesh dhe 2 automjete. Droga dyshohet se transportohej nga vendet e Ballkanit.

Tv Klan