Një grua, e cila “vdiq” në sallë të operimit, deklaron se “negocioi” me Zotin që t’ia kursente jetën.

Barbara Bartolome rrëfen se e gjeti veten mbi trupin e saj dhe mund të shikonte mjekët të cilët po përpiqeshin ta risillnin në jetë, pasi operacioni shkoi shumë keq.

Nëna e dy fëmijëve, e cila në atë kohë ishte 31 – vjeçe, tregon se teksa ndodhej në këtë gjendje, kishte ndjerë një prezencë pranë saj.

“Ndjeva një presencë pranë meje. M’u krijua ndjesia se ishte Zoti. Ndjeja dashuri dhe pranim dhe përjetësi. Pashë poshtë dhe mendova që sa kohë jam këtu lart dhe trupi është poshtë, duhet të kem vdekur”.

Duke folur për Asosacionin Ndërkombëtar të Studimeve për Eksperiencat Pranë – Vdekjes gruaja u shpreh se ndihej shumë e qetë dhe e kthejllët.

“Ishtë një vend i qetë, plot ngrohtësi dhe paqje”.

Barbara nga Kalifornia tha se nuk ishte kthyer për të parë “prezencën”, por duke qenë se ndjente se nuk ishte gati, negocioi me të.

“I thashë se doja të rikthehesha në jetë dhe i shpjegova se dy fëmijët e mi të vegjël do të kishin nevojë për mua dhe nëse ikja, jeta e tyre do të ndryshonte përgjithmonë. Ishte më shumë si një kërkesë për këdo që qëndronte mbi mua. Ndjeva në mënyrë instiktikve që kishin fuqinë për të më khtyer mbrapsht”,

rrëfeu gruaja më tej.

Barbara u zgjua në sallën e operacionit dhe pas kësaj experience ajo shprehet se tashmë nuk ka më frikë nga vdekja./tvklan.al