Nuk do të jetë Partizani që u pa pas ndeshjes me Laçin. E garanton këtë drejtori i ri sportiv i të kuqve Antonello Preiti, i cili e cilësoi ndeshjen e parë të kampionatit si një ngecje në rrugëtimin e gjatë të sezonit.

Ky është futbolli. Ka raste kur e kontrollon ndeshjen për 90 minuta dhe ndëshkohesh me dy kundërsulme të kundërshtarit. Por partizani nuk mund të gjykohet me atë rezultat. Ka futbollistë cilësorë dhe që kanë ambicie. Edhe objektivat madhorë të klubit nuk mund të ndryshojnë me atë rezultat.

 

Sipas drejtorit sportiv, në klub ka nisur konkurrenca e futbollistëve që do të vërë në vështirësi trajnerin Iuliano.

Kemi 25 futbollistë. Kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh dhe konkurrenca po rritet. Trajneri Iuliano do ta ketë të vështirë të zgjedhe dhe madje hera herës edhe mund të ndryshojë formacionin pasi ka shumë mundësi zgjedhjeje.

Preiti sqaroi edhe mungesën e Edgar Canit. Sulmuesi e ka kaluar fazën e rikuperimit nga operacioni ë gju dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin që në ndeshjen e radhës.

Tv Klan