Pritjes për emrin e trajnerit të ri duket se po i vjen fundi. Federata Shqiptare e Futbollit lajmëroi se të mërkurën presidenti Armand Duka do të mbajë një konferencë për teknikun e ri të Kombëtares, pa dhënë më shumë detaje.

Ai që do të pasojë Gianni De Biasin do të jetë Christian Panuçi. Mesditën e së martës presidenti Armand Duka nuk përmendi emrin e teknikut por foli vetëm për një proçes të veshtirë përzgjedhje.

“Ishte e vështirë, pasi është sikur të kesh 5 portierë të mirë dhe të vendosësh për njërin prej tyre”

, tha Duka.

Kusht kryesor i marrëveshjes është kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Euro 2020, ndërsa mësohet se ai do të paguhet 20 mijë euro në muaj. Ish-futbollisti i Roma dhe përfaqësueses italiane ishte ndihmësi i Fabio Capello te Rusia disa vite më parë, ndërsa si trajner i parë ka drejtuar Livorno dhe Ternana. TV KLAN