Shkrirja e premtuar e Drejtorisë se Hipotekave me atë të ALUIZINI-t, në një agjenci të vetme do të ndodh brenda muajit Qershor.

Në takimin me drejtuesit e rinj të hipotekave dhe ALUIZINI-t, kryeministri Edi Rama paralajmëron se në rast se kjo ndodh  shkarkohet menjëherë drejtori i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

“Çdo punonjës i hipotekave që do të pengojë procesin e regjistrimit të një ndërtimi të legalizuar nga ALUIZNI, ai ka firmosur shkarkimin e kreut të hipotekave”.

Pavarësisht se të gjithë drejtuesit e rinj të Hipotekave dhe ALUIZNI-t janë përzgjedhur përmes një konkurimi publik të cilin kryeministri e vlerëson si të bazuar vetëm te meritokracia, ju ka bërë të qartë se të gjithë të emëruarit do të jenë në provë.

Kreu i qeverisë ka përsëritur sesa e rëndësishme është në luftën kundër korrupsionit në sportelet publike bashkëpunimi me qytetaret përmes platformës së bashkëqeverisjes që ai vetë e vlerëson si një mekanizëm kyç për pastrimin e zyrave nga të korruptuarit.

Tv Klan