Në Britani dolën në shitje dy nga tre llojet e iPhone që Apple që u prezantuan në 12 Shtator.

Dyqani i Apple në Londër është “pushtuar” nga klientë të cilët kanë pritur në radhë vetëm për të siguruar një iPhone të ri që vlen të paktën deri në 700 paund.

Në fillim të radhës me njerëz ka qenë 24-vjeçari, Salam Bin Mohammed, i cili kishte shkuar për ta zënë atë që në orën 22:00 të ditës së djeshme që të arrinte të siguronte një iPhone 8 Plus.

Ai tregoi për “The Mirror se ka qenë në një radhë të tillë edhe para dy vjetësh kur doli iPhone 6s.

 “Çdo vit këtu është një radhë masive, por këtë vit nuk ka shumë njerëz, pasi mendoj se njerëzit po presin iPhone X,” tha Mohammed.

Sapo klientët u futën brenda në dyqan u mirëpritën nga punonjësit me duartrokitje dhe brohorima, por fatkeqësisht atmosfera u zbeh kur brenda hynë vetëm 13 persona. Kjo tregon qartë dëshirën e njerëzve për të patur në dorë një version ndoshta më të mirë të iPhone, atë të iPhone X.

Në fakt, një dyqan “Apple” në Sydney filloi të mbushej me radhë të gjata me njerëz para se të prezantohej zyrtarisht iPhone X duke menduar se shitjet do të fillonin që atë ditë.

/tvklan.al