Parlamenti i Rumanisë ka vendosur që të mbahet referendum për mbështetjen publike të luftës kundër korrupsionit.

Megjithatë nuk është e qartë se çfarë pyetje do të bëhet në referendum, por ai shihet si mënyrë për ta shtuar mbështetjen për luftën që po vazhdon kundër korrupsionit në këtë vend.

Por, ky legjislacion nuk ia doli t’i qetësoj protestuesit kundër qeverisë, që edhe mbrëmë protestuan për të 14 herë me radhë në kryeqytetin Bukuresht.

Të gjithë 310 ligjvënësit e pranishëm në seancën e Parlamentit votuan në favor të referendumit, që ishte propozuar nga presidenti rumun, Klaus Iohannis, i cili është mbështetës i fuqishëm i protestave.

Këto ishin demonstratat më të mëdha kundër qeverisë së krahut të majtë prej rënies së komunizmit, pasi ajo e publikoi një dekret, me të cilin zbuteshin legjislacionet kundër korrupsionit.

Më vonë qeveria e tërhoqi këtë dekret, por protestat masive vazhduan me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë./ tvklan.al