I pranishëm në inuagurimin e shkollës  “Betim Muço” në Kombinat, një prej 4 shkollave të reja që do të hapen këtë vit në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj garantoi se nga viti që vjen ne Tirane nuk do të ketë shkolla me dy turne.

 

 

“Të gjithë bashkë kemi bërë një përpjekje, duke filluar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, te administratori, stafi i bashkisë dhe gjithë komuniteti që ka mirëpritur një nga investimet më madhore të projektit tonë ambicioz të 20 shkollave. Në Tiranë ka qenë rutinë ndërtimi i një shkolle në vit, kurse ky vit është një rast i paprecedentë sepse hapim 4 shkolla të reja. Vitin tjetër do të kemi 16 shkollat e projektit tonë për 20 shkolla.”

Veliaj siguroi se bashkia e Tiranës do të financojë nxënësit më të mirë.

“Edhe këtë vit do të kemi 3 mijë bursa, që na kanë treguar që pavarësisht si e ke mbiemrin, pavarësisht se nga vjen, pavarësisht gjendjes ekonomike, mund të dalësh me dhjeta në Tiranë dhe mund të jesh i shkëlqyer. Detyra e bashkisë është që ta bëjë këtë proces të lehtë duke krijuar kushte komode.”

Shkolla e re 9-vjeçare “Betim Muço” ka 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 nxënësve. dhe do t’i japë fund pas shumë vitesh mësimit me dy turne./Tv Klan