Ndërsa komisionet parlamentare do të shqyrtojnë aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të këtij viti, i cili dha një fond shtesë për të blerë energji elektrike, Minsitria e Financave po punon për një rishikim të dytë të buxhetit.

Të gjitha institucionet kanë marrë udhëzim për të dërguar pranë Ministrisë së Financave strukturën dhe organikën e re. Afati që kanë institucionet për të përgatitur strukturën bazë të numrit të punonjësve dhe listës së projekteve që angazhohen për të mbyllur këtë vit është deri në fund të muajit Shtator. Ky buxhet do të jetë definitivë për të përcaktuar numrin e stafit në çdo Ministri. Propozimet më pas do të përpunohen nga Financat e do të dërgohen për t’u miratuar në qeveri.

Reformimi i kabinetit ka detyruar që zyra e buxhetit të fillojë punën për të ndryshuar dhe njëherë buxhetin e këtij viti, e më pas për të projektuar atë të vitit 2018-të. Fondet tashmë do të miratohen sipas projekteve prioritare, ndërsa buxheti i ri mund të bëhet efektiv vetëm gjatë muajit Tetor. Tv Klan