Në Tiranë të blesh shtëpi është çdo ditë e më shtrenjtë



Çmimet e banesave nga Prilli në Qershor pësuan rënie në vend. Banka e Shqipërisë raporton nga ana tjetër se ato që kanë pësuar rritje në vazhdimësi janë qiratë që prej fillim vitit.

Ndikim në këtë situtë, sipas Bankës ka rritja e numrit të lejeve të ndërtimit, por dhe e kërkesës së konsumatorëve për të blerë një shtëpi. Gjithsesi, mbi ndikimin në realitet të kësaj nxitjeje investimesh në ndërtim pritet të mësojmë më shumë pas këtij muaji.

Ndërkohë, sipas vlerësimit të çmimeve nga Enti Kombëtar i Banesave për apartamentet në të gjithë vendin, përfshirë edhe 32 zonat kadastrale të Tiranës krahasuar me vitin 2015, çmimet mbetën të pandryshuara në 23 zona kadastrale.

Ulje ka pasur në 9 të tjera.

Luhatjet kanë qenë të vogla në vrojtimin që u bë për gjithë qytetet, madje në pjesën më të madhe nuk kanë lëvizur nga vlera e 2015-ës.

Në Tiranë madje situata është krejt tjetër, pasi apartamentet po shiten më shtrenjtë.

Sipas zonave kadastrale të Tiranës, qendra dhe zonat më të lakmuara (ish-blloku, Rruga e Elbasanit, Stadiumi “Selman Stermasi”, kanë pësuar rritje drastike, ku çmimi për metër katror ka shkuar plus 120 euro. Ndërkohë, duke shkuar sa më larg vijës së verdhë të kryeqytetit, çmimi është rritur me 50-70 euro.

Tek kjo ka ndikuar hyrja në fuqi këtë vit e taskës së inftrastrukturës, ku për 1 m katror u rrit nga 7000 lekë deri në 16 000 lekë më shtrenjtë, sipas zonave.

Në Shtator pritet ndërkohë një vendim qeverie për të aplikuar një taksë të re për pronën, shtëpitë dhe tokat në të gjithë vendin, në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut. Taksa pritet të aplikohet fillimisht si projekt pilot Tiranë, Korçë dhe Fier.

Në kryeqytet, qytetarët parashikohet të paguajnë 15 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.

Në Korçë e në Fier taksat mbi banesën janë përkatësisht 10 dhe 12 lekë për metër katror.

Kjo është një tjetër masë e qeverisë që të rrisë të ardhurat në buxhet, ndërkohë që ajo argumenton se kjo është edhe kërkesë e BE-së për të konsoliduar bazën e të ardhurave përmes tatimit./ABC News

Kategori
EkonomiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*