Kryeministri Edi Rama do të takojë ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri, teksa negociatat për zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer vendin intensifikohen.

Rama u largua nga një takim me kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 18 qershorit dhe iu drejtua Kryeministrisë.

Në takimin e me kandidatët për deputetë, Rama tha se “nuk negociohet data e zgjedhjeve” dhe se “vjen apo nuk vjen PD, ne jemi njësoj të motivuar.”

Ai tha se procesi zgjedhor do të jetë me pjesëmarrje masive.

Më herët gjatë ditës Rama është takuar me Kryetarin e Partisë Demokratike në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti Nishani, por nga i cili u larguan pa kompromis. /tvklan.al