Pas parashikimit të iguanës Arang, vjen ai i një zogu të quajtur Nelson. Nëse hardhuca gjigande zgjodhi barazimin mes tre alternativave për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, ky shpend ekzotik vendosi për fitoren e Francës.

Nelson është parashikuesi i Eurosport, i cili është vendosur edhe një herë përpara zgjedhjes në një ndeshje të francezëve, pikërisht në atë hapëse. Në atë rast gaboi, pasi përcaktoi Rumaninë si fituese, por ndodhi e kundërta.

Urojmë që të gabojë përsëri, siç bëri edhe në takimin Angli – Rusi, ku minutat e fundit nuk i dhanë të drejtë, pasi sfida përfundoi në barazim.

Megjithatë parashkoi një përballje të vështirë, si ajo mes Italisë dhe Belgjikës, duke përkrahur fitoren e ekipit të Antonio Conte. Kafshët parashikuese po kthehen në diçka të zakonshme edhe këtë Europian.

Tv Klan