Durrës, 11 Maj 2017 – Administratori i një Call Center -i në qytetin e Durrësit është vënë nën akuzë për mashtrim, pasi dyshohet se nuk ka paguar për disa muaj punonjësit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në ngarkim të italianit me iniciale G.R.

Kanë qenë dy punonjës, Sh.H. 25 vjeç dhe F.F. 27 vjeç, të cilët kanë bërë kallëzim në polici, pasi italiani nuk i ka dhënë pagën për disa muaj, duke i mashtruar./tvklan.al