Shkollat u mbyllën në të gjithë Distriktin e Venturës në Kaliforninë Jugore të mërkurën, ndërkohë që zjarri vazhdon të përhapet, duke kërcënuar 12,000 struktura.

Dhjetëra shtëpi janë djegur që kur zjarri shpërtheu të hënën, 96 kilometra në veriperëndim të Los Anxhelosit. Departamenti i zjarrfikjes në Los Angeles ka dislokuar qindra zjarrfikës dhe u ka angazhuar helikopterët dhe aeroplanët në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.

Udhëheqësi i Departamentit të Zjarrfikjes në Los Anxhelos, Ralph Terrazas, tha të mërkurën se nëse erërat pushojnë, zjarrfikësit do të mund të fillojnë ta vënë nën kontroll situatën.

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër për evakuim të banorëve në këtë zonë, ndërkohë që banorët e disa zona të tjera përreth po përgatiten për një evakuim të mundshëm, një ditë pasi guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të Distriktin e Venturës./VOA