Një adoleshent nga Shijaku është shpallur në kërkim nga policia e qytetit të Durrësit, pas një denoncimi të bërë nga nëna e një minoreneje.

Ditën e djeshme, 37-vjeccarja me inicialet B.K, ka denoncuar adoleshentin, pasi pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14 vjeç.

Prokuroria e qytetit bregdetari ka nisur hetimet për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të këtij denoncimi./tvklan.al