Një grua e cila u godit nga rrufeja arriti të mbijetonte dhe të rikuperohej në mënyrë të pabesueshme.

30 – vjeçarja Amy Castanon kishte nxjerrë për shëtitje qenin në Bayard, New Mexico, kur u godit nga rrufeja dhe ndaloi së marri frymë. Fatmirësisht bashkëshorti i saj e gjeti në kohë dhe i dha ndihmën e parë duke e sjellë në jetë.

Rrufeja i ndaloi asaj zemrën dhe i shkaktoi hemorragji në tru.

Amy pësoi gjithashtu djegie të gradës së parë, thyerje të hundës dhe një brinje nga rënia, si dhe dëmtim të daulleve të veshit.

Mundësia për t’u goditur nga rrufeja është 1 në 1 milion, e kjo grua e pati këtë fat, që e la atë në koma të induktuar.

Pasi qëndroi për 3 muaj në spital, nëna e 3 fëmijë është rikthyer tashmë në punë dhe dalëngadalë po rikuperon energjinë dhe forcën.

Tashmë, pasi i shpëtoi vdekjes, gruaja thotë se gjithçka që i ka ndodhur i duket e pabesueshme.

“Është shumë e pabesueshme, por në të njëjtën kohë reale. Shoh shenjat që më ka lënë dhe nuk ndihem 30 – vjeç, por shumë më e vjetër. Më vjen inatë që nuk ndihem ajo e dikurshmja”,

shprehet Amy.

Rreth 1 në 3, nga 10 persona që goditen nga rrufeja vdesin. Mbi 80 përqind të atyre që mbijetojnë vuajnë dëmtime afatgjata./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”326″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]