Një nënë e re nga Arizona, ka vdekur tragjikisht vetëm një ditë pasi u diagnostikua me grip.

Alani Murrieta, ishte 20 vjeç dhe nuk kishte simptoma kur papritur filloi të ndihet keq.   

Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte vështirësi në frymëmarrje ku edhe u diagnostikua me pneumoni nga mjekët që menjëherë i vunë asaj pajisjet e oksigjenit.

Megjithatë, gjendja e nënës së dy fëmijëve tashmë ishte përkeqësuar shumë dhe ajo ndërroi jetë tetë orë më vonë.

Sipas

The Independent

Murrieta dhe fëmijët e saj të vegjël filluan të ndiheshin të sëmurë të hënën, kur motra e saj i dërgoi të gjithë te mjeku.

Simptomat e gripit zakonisht përfshijnë kollë, një dhimbje në gjoks dhe ethe. Zakonisht ata nuk zgjasin më shumë se një javë, megjithatë në raste të rralla të tilla si rasti i mësipërm, mund të shfaqen ndërlikime fatale./tvklan.al