Një vajzë e vogël, e cila ka lindur para kohe, vuan nga një sëmundje tmerrësisht e rrallë dhe të pashërueshme, për shkak të së cilës lëkura e saj rritet shtatë herë më shumë se zakonisht.

Ajo erdhi në jetë nga një grua 28 – vjeçare, e cila sipas “The Sun” dëshiron të mbetet anonime, në një spital të Bihar të Indisë, në fundjavë.

Bebja ka një sëmundje të quajtur

harlequin ichthyosis,

që shkakton lëkurë të thatë dhe të trashë si “luspa peshku”.

Prindërit, të cilët u shprehën të tmerruar nga foshnja e tyre, mësohet se e kanë quajtur atë “një mallkim” dhe refuzojnë që ta pranojnë.

fwmija-2

Ata e morën foshnjen në shtëpi, por nëna raporohet se nuk dëshiron ta mbajë në krahë apo ta ushqejë.

“Nuk ia kam idenë sesi ndodhi një gjë e tillë. Unë dhe familja ime jemi të shkatërruar”,

tha gruaja.

Menjëherë sapo u mor vesh lajmi për lindjen e vajzës, spitali u tejmbush me vizitorë që dëshironin ta shihnin, aq sa u desh ndërhyrja e mjekëve për t’i larguar. /tvklan.al