nenat qe lindin voneNëse jeni mbi të 30-tat dhe jeni lodhur së dëgjuari njerëzit t’ju thonë se duhet të ishit bërë nënë më parë, le ti marrin mbrapsht fjalët.

Një studim i një Universiteti Mjekësor në Boston ka zbuluar se gratë të cilat mund të lindin në mënyrë natyrale pas të 30-ave kanë shance më të larta për të jetuar më gjatë.

Por kjo në të njëjtën kohë nuk do të thotë se femrat duhet ta shtyjnë moshën e tyre për tu bërë nënë, vetëm që të jetojnë më shumë se 90-vjeç.

Në një shkrim të së përditshmes prestigjoze “The Independent” citohet profesori i mjekësisë dhe autori i studimit Thomas Perls i cili thotë se mosha e vonuar për tu bërë nënë nuk përbën gjithmonë problem.

Kjo pasi disa femra procesin e zhvillimit për të ripordhuar e kanë më të ngadaltë sesa disa të tjera.

Edhe studime të mëparshme kanë dhënë rezultate të ngjashme.

Kështu në një studim 100-vjeçar në Angli, vite më parë ka rezultuar se gratë të cilat ishin bërë nëna pas të 40-ave kishin gjasa të jetonin 4 herë më shumë mbi moshën 100-vjeçare sesa ato që ishin bërë nëna në moshë më të re.

K.P