3

Georgina Clarke 38 – vjeç dhe vajza e saj Kayla 20 – vjeç kanë idhullin e tyre të preferuar, personazhin e njohur televiziv Katie Price.

katie price

Fiksimi për të i ka kaluar limitet, pasi që të dyja kanë kryer ndërhyrje estetike për të patur një pamje të ngjashme me Katie. Këto ndërhyrje kanë kushtuar 56.000 £. Georgina e ka detyruar vajzën e saj të braktisë shkollën në moshën 17 – vjeçare në mënyrë që të punojë si striptiste, pasi paguhesin rreth 800 £ në javë. Kjo ishte një sakrificë nga ana e të dyjave, pasi kërkonin të bënin ndërhyrje sa më shpejtë të ishte e mundur.

7

Zonja Clarke shprehet se është e varur nga Botoxi dhe do bënte çdo gjë që t’i plotësonte dëshirën edhe vajzës së saj.

Nënë e bijë vazhdojnë të shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash, për të kryer mbushje për faqet, botox, make up, zbardhues dhembësh, si dhe zgjatje flokësh.

5

Megjithatë ndihen ende të paplotësuara, pasi pretendojnë të bëjnë ndërhyrje edhe në vithe dhe hundë.

Të dyja shprehen se e dashurojnë pamjen e tyre të re dhe do vazhdojnë akoma më tej me trajtime për t’u plotësuar në çdo aspekt.

tvklan.al