Dyzet e tetë (48) firma nënkontraktorë të cilat kanë bërë një pjesë të punimeve për by-passin e Fierit dhe 600 punëtorë  kanë dalë në protestë për të kërkuar pagesën e detyrimeve të prapambetura që arrijnë në mbi 20 milionë Euro.

Kompanitë dhe punëtorët kërcënojnë se nëse nuk marrin paratë nuk do të lejojnë rifillimin e punimeve.

Tashmë me anë të një vendimi gjykate, borxhi i ‘Serenissima’ i ka kaluar Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Punimet për By-Pass-in e Fierit janë ndalur 2 vjet më parë pasi kompania italiane ‘Serenisima’ ndaloi pagesat për punonjësit dhe nënkontraktorët. Shkaku i mosshlyerjes së detyrimeve mbetet ende i paqartë por nënkontraktorët fituan gjyqin ndaj kompanisë.

Listëpagesa e hartuar nga ‘Serenisima’ daton në maj të këtij viti dhe sipas kodit civil shqiptar qeveria detyrohet të shlyejë borxhin ndaj nënkontraktorëve dhe punëtorëve të by-pass-it. Autoriteti Rrugor ka shpallur tenderin për të përfunuar këtë vepër dhe është në fazën e shqyrtimit të ofertave, por nënkontraktorët e vjetër kërcënojnë se nuk do lejojnë punimet pa marrë pagesat e prapambetura.

 Tv Klan