Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit për të nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi mes Këshillit të Ministrave, deputetëve dhe Asamblesë së Partisë Socialiste.

Sipas kryeministrit Rama “

kjo marrëveshje synon të çojë në një nivel të ri bashkëpunimin mes këtyre palëve që në fakt janë pjesë e të së njëjtës skuadër, për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale dhe kolektive të këtyre pjesëve përbërëse të skuadrës në funksion të përmbushjes së detyrimeve të mëdha që burojnë nga kontrata e PS me popullin shqiptar për vitet 2017-2021.

Rama tha se kjo është një marrëveshje që dakordëson fushat dhe instrumentet për bashkëpunimin mes qeverisë, grupit dhe partisë, në funksion të një cilësie të re komunikimi të brendshëm dhe me publikun si dhe në funksion të kohezionit në vendimmarrje.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla informoi se marrëveshja e mirëkuptimit do të firmoset sot mes tre palëve; kryetarit të grupit parlamentar, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe secilit deputet./tvklan.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155174283291523/