Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul, ka komentuar arrestimin në Dubai të bashkëshortit të saj, Kadir Dogulu, javën e kaluar. Çifti simpatik njihen për rolet e Nerimanit dhe Maxhitit në serialin “Mes dy Dashurish”.

Atagul iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në dalje të një qendre tregtare në Stamboll.  “Tani është atje (në Dubai). Policët kanë nxjerrë disa probleme. Flas vazhdimisht me Kadirin në telefon. Po i bëhet një padrejtësi. Jemi njerëz në fund të fundit dhe nuk ka nevojë për të tilla gjera,” tha ajo, duke komentuar arrestimin e të shoqit në Dubai.  Aktori i njohur turk, Kadir Doğulu, ka udhëtuar drejt Dubait si i ftuar VIP, porse me të shkelur në vend gjithçka ka shkuar mbrapsht duke përfunduar i arrestuar nga policia dy herë javën e kaluar.

Fillimisht aktori i njohur është arrestuar nga policia për shkelje të vizës në zonën e kalimit të shpejtë në aeroport. Ndërsa më pas është arrestuar sërish, vetëm se kur i është kërkuar nga policia të nxjerrë kartën e identitet ka thënë se “mund të mos e kem, për çfarë e kërkoni?”

Ai ka qëndruar i izoluar në aeroport për katër orë dhe është ankuar për trajtimin çnjerëzor nga policia e këtij vendi. “Gjithçka po shkonte për mrekulli…deri në momentin që shkela në Dubai,” tha aktori në një video të postuar në faqen e tij zyrtare, ku dukej shumë i zemëruar me autoritetet e Dubait.

Planet për fëmijë

Atagul tha se aktualisht nuk kanë plane të lindin fëmijë. Madje ajo tha se si pasojë e ritmit të madh në punë e merr malli edhe për bashkëshortin.

E pyetur se si ishte Kadiri në shtëpi, Atagul tha se “gatuan shumë mirë.”

Çifti i njohur janë martuar verën e kaluar, pasi u njohën vite më parë gjatë xhirimeve të serialit “Mes Dy Dashurish”. /tvklan.al