Një mashtrim i ri që mund t’ju vjedhë numri e telefonit të bankës, rrezikon t’ju boshatisë llogarinë.

Një grua e cila kishte trashëguar 71 mijë paund nga babai i saj i ndjerë është një prej viktimave të këtij mashtrimi të “sofistikuar”.

Sipas të përditshmes “Mirror”, banka thotë se ky nuk është gabimi i tyre e për pasojë gruaja ka humbur të gjitha paratë që kishte në llogari.

Ky mashtrim funksionon duke i dërguar viktimës një mesazh që duket sikur vjen nga banka. Mesazhi është standard, i njëjtë me atoqë klientët e bankave marrin zakonisht nga kjo e fundi.

Edhe një ekspert mbi konsumatorin tha se nuk është një lloj mesazhi që domosdoshmërisht tregon se kemi të bëjmë me një mashtrim.

Por rasti i Claire Pearson nga Britania bëri që të ngrihej alarmi për rrezikun që po i kanoset konsumatorëve.

Si funksionon ky mashtrim?

Në mesazh në thuhet se në llogarinë personale ka patur lëvizje të dyshimta. Mesazhi përngjan me ato të zakonshmit që vijnë nga banka. Sistemi është i tillë që vjedh nga lista e kontakteve një numër telefoni nga ju. Ndaj nëse e keni ruajtur numrin e bankës do të duket sikur ka ardhë nga ky numër.

Mesazhi thotë se karta juaj është përdorur dhe të tregon edhe emrin e dyqanit, si dhe sasinë e parave të shpenzuara.  Për këtë arsye, në mesazh të kërkohet që të telefonosh një numër, nëse nuk keni bërë blerje të tilla dhe të jep një numër për të kontaktuar, ku dhe përgjigjet dikush.

Në rastin e gruas më lart, biseda vijoi për rreth 30 minuta, ku ata diskutuar detaje të llogarisë së saj bankare.

Pas përfundimit të telefonatës, personat pas këtij mashtrimi aksesojnë llogarinë dhe e zbrasin atë./tvklan.al