Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë!



Nëse ju vjen një mesazh që ju fton të ndryshoni ngjyrën e WhasApp, ajo që duhet të bëni është ta fshini menjëherë.

Pavarësisht se shumë do të donin që aplikacioni të kishte opsionin për të ndryshuar ngjyrën, fatkeqësisht në rastin konkret kemi të bëjmë me një mashtrim, ndaj bëni paqje me faktin se ngjyra e WhatsApp do të vijojë të mbetet jeshile.

Nëse e klikoni linkun do t’ju dalë një mesazh ku shkruhet: “Ngjyra të reja për WhatsApp. Tani mund të ndryshoni WhasApp -in tuaj dhe të vendosni ngjyrat tuaja të preferuara”, duke pretenduar se është i mundur si shërbim në iOS, Windows, Apple dhe Blackberry.

Por jo vetëm kaq. Mesazhi ju kërkon gjithashtu që ta shpërndani këtë link tek 12 miqtë tuaj, për “verifikim”.

E vërteta është që në vend se t’ju japë ngjyra për WhatsApp, ju jep virus./tvklan.al

Kategori
Te funditTë gjithaTeknologji
0 Komente

Përgjigju

*

*