Ditën e nesërme do t’i jepet lamtumira e fundit deputetit Gjovalin Kadeli, i cili ndërroi jetë të premten pas një sëmundjeje të rëndë.

Zyra e shtypit Kuvendit të Shqipërisë tha se “

ditën e hënë, në orën 12:00 në Manati i jepet Lamtumira e fundit Deputetit Gjovalin Kadeli. 

Ceremonia zyrtare e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë do të mbahet nesër në 11:30 tek varrezat e Lezhës

”.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Lezhë, Gjovalin Kadeli ndërroi jetë të Premten në një spital në Itali, ku po kurohej për një sëmundje të rëndë që prej datës 30 Mars. 

Ai ishte kandidati i dytë në listën për deputetë në qarkun e Lezhës, nga Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Qershorit.

53 – vjeçari ishte shtruar në një spital në Itali që prej muajit Mars, ku po kurohej pasi vuante nga 

pankreatiti akut

. Dy vite më parë, ai humbi bashkëshorten nga një sëmundje e rëndë. Kadeli ishte babai i 4 fëmijëve, 2 vajza dhe 2 djem./tvklan.al