Ndryshimi i orës për këtë pranverë do të bëhet nesër, pra të dielën e fundit të marsit (më datë 26), kur në orën 02:00 (sipas orës lokale) akrepat do të shkojnë në 03:00.

Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më pak për gjumë.

E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?

Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit.