Martin Nespor është prezantuar si afrimi më i fundit i Skënderbeut.

Sulmuesi çek ka luajtur me shumë ekipe në vendin e tij përfshi Spartën e Pragës apo Mlada Boleslav.

27-vjeçari tha se e bindi edhe pjesëmarrja në grupet e Europa Ligës për të veshur fanellën e Skënderbeut.

Korçarët janë treguar aktivë në merkato duke afruar lojtarë shqiptarë dhe të huaj për të përballuar një sezon ku merr pjesë në Europa Ligë, kampionat dhe kupë./Tv Klan