Tunelet-e-HamasKryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare se operacioni ushtrak ndaj Gazës është fare pranë përfundimit të tij.

Objektivi kryesor i tij sipas shefit të qeverisë së Tela Avivit – shkatërrimi i tuneleve të organizatës militante Hamas, është shumë pranë përmbushjes.

Benjamin Netanjahu – Kryeministër i Izraelit: “Ne jemi të vendosur ta përmbushim këtë mision, me apo pa një armëpushim.”

Më shumë se 40 tunele që Hamasi ka përdorur për t’u infiltruar nga Gaza në Izrael janë shkatërrura deri tani dhe sipas vlerësimeve të ushtrakëve, nevojiten edhe 2-3 ditë të tjera për eleminimin e plotë të këtij rrjeti.

16 mijë rezervistë të tjerë janë njoftuar dhe do të angazhohen në pak orë në operacionin ushtrak ndaj Gazës që ka nisur që në 17 korrik.

Numri total i turpave të përfshira në konfliktin e fundit arrin kështu në 86 mijë forca.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar bombardimet izraelite, duke e çuar bilancin e viktimave që prej 8 Korrikut flet në 1372 palestinezë të vrarë dhe mbi 7700 të tjerë kanë mbetur të palgosur.

Sipas OKB, ajo po strehon në 83 komplekset që administron në Gaza në mbi 225 mijë, ndërsa 200 mijë të tjerë janë strehuar nëpër familjarë, shifër që përbën gati ¼ e popullsisë së këtij territori palestinez.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit kanë qëlluar mbi 2400 raketa në drejtim të Izraelit, i cili gjatë kësaj periudhe ka humbur në luftime 59 të vrarë dhe më shumë se 400 të plagosur.

Paralelisht, në Kajro po vijojnë bisedimet për një plan të rivlerësuar për armëpushim, për të cilin mediat botërore thanë se Izraelit është dakord, ndërsa Hamasi ka shprehur rezerva.

Tv Klan