banjaminBenjamin Netanyahu paralajmëroi se një marrëveshje me Iranin do t’i hapte rrugën prodhimit të bombës bërthamore nga Republika Islamike.

Kryeministri izraelit mbajti fjalimin e tij të paralajmëruar në Kongresin amerikan, ku theksoi se ky shtet është një kërcënim për të gjithë botën.

Madje, ai e krahasoi këtë kërcënim me atë të Shtetit Islamik.

Pavarësisht se nuk do të takohet me presidentin Barak Obama, Netanyahu shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara po negociojnë me Iranin, me pjesëmarrjen në bisedime edhe të Britanisë, Gjermanisë, Rusisë e Kinës, për programin bërthamor në Gjenevë të Zvicrës.

Deri në fund të këtij muaji pritet arritja e një marrëveshje.

Netanjahu theksoi, se objeksionet e tij për këtë çështje nuk ishin një tentativë për të ndërhyrë në politikën amerikane.

Tv Klan